E thotë media portugeze: Buffon tundohet nga Benfica

E ardhmja e Gianluigi Buffon mund të jetë në Portugali. Pasi mbylli në mënyrë përfundimtare  karrierën e gjatë me Juventusin, 43 vjecari tani është në periudhë reflektimi  në lidhje me destinacionin e tij të ri dhe sipas të përditshmes ‘A Bola’, në listën që kërkojnë shërbimin e portierit italian është edhe Benfica.

Ish portieri i kombëtares italiane, pas një periudhe të shkurtër te PSG, tërhiqet nga ideja e një eksperience tjetër jashtë Italisë. Përvec Benficas, flitet se Buffon pëlqehet edhe nga Sevilla dhe Olympiacos.

Sfidanti.al