Champions League, Chelsea ka optimizëm për Mendy dhe Kante

Chelsea ka nisur javën e finales së Ligës së Kampioneve që do të luhet të shtunën kundër Manchester City. Trajneri i Bluve të Londrës është optimist për rikuperimin e N’Golo Kante dhe Edouard Mendy, që kishin shfaqur një problem të vogël në tendinën e gjurit dhe një dëmtim në brinjë.

‘Shpresojmë që t’i kemi në stërvitje të mërkurën, jemi optimist-tha Tuchel që më pas foli me tone shakaje për mesfushorin-ndodshta nuk do të flas më me mjekët dhe fizioterapistët, kështu nuk dëgjoj më dyshime dhe ankesa’.

Kante mungoi në ndeshjen me Aston Villan pas dëmtimit të pësuar kundër Leicester, ndërsa Mendy u dëmtua pikërisht kundër Villans, por ekzaminimet mjekësore treguan se dëmtimi i tij nuk është i rëndë.

‘Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket dhimbjes-tha Tuchel-kemi nevojë për një përditësim tjetër të mërkurën. Edou do të luajë nëse është në formë dhe se nuk do të jetë në formë të mërkurën, do të provojmë të enjten. Të premten do të arsyetojmë dhe do të marrim një vendim. Por në të njëjtën kohë kemi besim, nëse nuk do t’ia dalë mbanë, në stol kemi një portier të fortë si Kepa që do ta zëvendësojë’

Por rikuperimi më i rëndësishëm për lohën e Chelseat është ai i Kante që konsiderohet si mushkëria e mesfushës.

Sfidanti.al