Euro 2020, Spanja, Luis Enrique lë jashtë skuadre Sergio Ramos

Hyjnë Morata dhe Fabian Ruiz, një ish lojtar I Real Madrid e një tjetër që pëlqehet nga Los Blancos, por mbeten jashtë të lojtarët e ekipit merenges. Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique publikoi listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për kampionatin Evropian të këtij viti dhe për herë të parë në histori, La Roja do të luajë një kampionat Evropian pa lojtarë të Realit të Madridit në radhët e saj dhe mungesa më e madhe është ajo e Sergio Ramos që ka 180 ndeshje me fanelën e La Rojas.

Risia në listën e Luis Enrique është grumbullimi i Aymeric Laporte që vetëm pak ditë më parë mori dynënshtetësinë

Luis Enrique  e shpjegoi lënien jashtë kombëtares të Sergio Ramos gjatë konferencës për shtyp ku bëri të ditur edhe listën e futbollistëve të grumbulluar.

‘Dje ia thashë Sergio Ramos në telefon-tha Luis Enrique-nuk luan me ne dhe nuk stërvitet me grupin që nga janari. Dua më të mirën e grupit dhe i thashë se do të ishte egoiste nga ana ima po ta grumbulloja, I thashë që të kthehet në nivelet e tij në mënyrë që të luajë me klubin e tij dhe me kombëtaren. Duhet të mendoj për më të mirën për Spanjën, ai nuk ka mundur të luajë apo të stërvitet. Ishte e vështirë’

‘Në fakt, në fund të marsit, Sergio Ramos luajti me kombëtaren spanjolle kundër Kosovës, pasi pak ditë më parë ishte aktivizuar edhe ndaj Greqisë, por prej kohësh kapiteni I Realit të Madridit po vuan një dëmtim që e kanë bërë të luajë vetëm 21 ndeshje sezonalë

Të përzgjedhurit e Luis Enriques:

Portierë: Unai Simón, David de Gea, Robert Sáchez

Mbrojtës: José Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric García, Diego Llorente, César Azpilicueta, Marcos Llorente

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabián

Sulmues: Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré, Sarabia.

Sfidanti,al