“Beteja e Anglisë”, Fjuri e Xhoshua duhet të kalojnë rivalë të rrezikshëm

Sfida e lajmëruar me shumë bujë nuk do të bëhet tani për tani, por me gjasë në vjeshtë ose në dimër. Fillimisht, Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua duhet të kalojnë pengesa të vështira, pra të kenë secili nga një ndeshje përpara sesa të përballen. Fjuri do të luftojë në 24 korrik ndaj amerikanit Diontej Uajlder, të cilin e mundi me nokaut në përballjen e fundit. Sipas kontratës, ata duhet të zhvillojnë një ndeshje tjetër, ndërsa e para përfundoi në barazim. Xhoshua ndërkaq do të ndeshet në gusht me ukrainasin Oleksandër Usik, një rival i rrezikshëm. Nëse gjithçka shkon mirë, “Beteja e Anglisë” Tajson-Xhoshua pritet të mbahet në dhjetor në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al