Milan, sirena arabe për Calhanoglu, ofrohen 32 milionë Euro nga Katari

Hakan Calhanoglu mund të vijojë karrierën e tij në Katar. Fantazisti turk që është drejt skadencës së kontratës ka marrë një ofertë të majme nga Al Duhail që I ka propozuar 8 milionë Euro për firmën në kontratë dhe 24 milionë Euro të tjerë për 3 sezone për një shifër totale prej 32 milionë Eurosh.

Javën e ardhshme është programuar një takim mes agjentëve të futbollistit dhe drejtuesve të klubit nga Katari për bisedimet në lidhje me këtë cështje. Calhanoglu dhe Milani  prej muajsh po diskutojnë rinovimin e kontratës mes tyre, por deri tani nuk e kanë gjetur akordin.

Aktualisht, futbollisti turk përfiton 2.5 milionë Euro dhe kërkon një pagë prej të paktën 5 milionë Euro në sezon pa përfshirë bonuset, ndërsa Milan i ka ofruar 4 milionë. Oferta nga Katarin në aspektin financiar e kënaq futbollistin, dilemat e Calhanoglu lidhen me faktin se i duhet të shkojë në një kampionat të planit të dytë dhe jo shumë joshës. Calhanoglu nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në Ligën e Kampioneve, mundësisht me fanelën e Milanit dhe rezultati në ndeshjen ndaj Atalantës në Bergamo të dielën do të jetë vendimtare për zgjedhjen përfundimtare të tij për të ardhmen.

Sfidanti.al