Shalke bie nga Bundesliga 20 vjet pasi u shpall “kampion i zemrave”

Ishte pikërisht maji i vitit 2001, pra kanë kaluar dy dekada, që kur skuadra nga Gelsenkirsheni thuajse e fitoi dhe pastaj e humbi titullin në Bundesligë. E drejtuar nga trajneri holandez, Hub Stevens, dhe nga menaxheri i famshëm e i ndjerë, Rudi Azauer, Shalke bëri duel me Bajernin deri në javën e fundit, duke u vendosur gjithçka në 4 minuta, nga ora 17:18 deri në 17:22 e 19 majit. Bajerni, më në fund, u shpall kampion, dhe Shalke u quajt “kampion i zemrave”.

Sot kanë kaluar 20 vjet, dhe historia e lavdishme ka marrë përmasa mitike sidomos për tifozët e një ekipi që këtë sezon u rrëzua nga Bundesliga. Edhe pse ndryshoi shumë trajnerë, dhe bëri çdo provë, ekipi i “Bluve Mbretërorë” nuk ia doli as që të mbijetonte. Çfarë ndryshimi mund të bëjnë 20 vjet! Nuk dihet nëse Shalke do të arrijë të kthehet ndonjëherë në ato nivele, kur fitoi Kupën UEFA në 1997, ndërsa kampionatin e ka fituar plot 7 herë, veçse që nga viti 1934 deri në 1958, pra në epokën “paraBundesligë”, në kohën e “televizorit bardhezi”.

Sfidanti.al