Crystal Palace, Roy Hodgson largohet në fund të sezonit

Crystal Palace bën të ditur se trajneri Roy Hodgson do të largohet nga pankina e kësaj skuadre në fund të sezonit pas 4 vitesh drejtimi të saj. Me kontratën që po i shkon drejt skadencës, 73 vjecari ish trajneri i Interit vendosi të largohet nga skuadra e ‘Eagles’.

Roy Hodgson e mori drejtimin e Crystal Palace në vitin 2017 dhe ndonëse punoi gjatë gjithë kohës  me buxhet të kufizuar, ka mundur që të mbajë Crystal Palace në Premier League.

‘Pas 45 vitesh karrierë si trajner vendosa që është momenti I duhur që të lë futbollin e Premier League, kështu që dy ndeshjet e mbetura do të jenë të fundit për mua si trajner i Crystal Palace-tha trajneri Roy Hodgson.

Sfidanti.al