‘E ardhmja ime? Kjo është një pyetje shumë e mërzitshme, janë edhe 2 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk e di se cfarë do të ndodhë. Mund të ndodhë gjithcka dhe unë po jap maksimumin. Pastaj, janë disa momente kur duhet të qëndrosh e momente të tjerë kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve’. Kështu u shpreh Zinedine Zidane në prag të sfidës së kampionatit me Athletic Bilbaon, vendimtare në sprintin finale me Atleticon dhe Barcelonënqë për titullin në La Liga. ‘Kam ende të njëjtën dëshirë si herën e parë kur u ula në pankinën e Realit të Madridit-shtoi Zidane-shijoj cdo moment me këtë klub’.
Janë këto fjalë që lënë të kuptosh se në ditën kur shënoi golin më të bukur me fanelën e Realit të Madridid(15 maj 2002 në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayer Leverkusen), qëndrimit të Zidane te stoli i Los Blancos po I vjen fundi. Një lamtumirë kjo që mund të hapë dyert e Realit për Massimiliano Allegrin, emri i të cilit është lidhur edhe me Juventusin, por që në të vërtetë nuk ka vendosur ende se cfarë rruge do të marrë.
Është ky një skenar që mund të pasurohet akoma më shumë me mbërritjen në Torino, pikërisht të Zidane për të zëvendësuar Pirlon për sezonin e ardhshëm. Për momentin bëhet fjalë vetë, për një hipotezë, pasi Zidane është i përqendruar te La Liga ku kanë mbetur 2 ndeshje për t’u luajtur, përsa i përket të ardhmes do të mendojë pak më vonë.
Sfidanti.al