Zinedine Zidane do të largohet nga Reali I Madridit në fund të sezonit. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Telemadrid’, kanali autonom televiziv i Komunitetit të Madridit sipas të cilit trajneri francez ka vendosur që të mos vijojë më rolin e tij si trajneri i Los Blancos
Gjithnjë sipas këtij televizioni, Zidane kishte kohë që mendonte për të ardhmen e tij dhe më në fund ai mori vendimin për të lënë Realin e Madridit në përfundim të këtij sezoni. Një prej motiveve që e shtynë Zidanë që të lërë postin e tij një vit përpara mbylljes së kontratës është lodhja jo vetëm fizike, por edhe mendore e tij.
Gjithnjë sipas ‘Telemadrid’ në marrjen e vendimit të Zidane nuk kanë ndikuar as eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nga Chelsea e as thuajse pamundësia për të fituar La Ligën kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi I kampionatit me Realin që është 2 pikë larg Atleticos
Sfidanti.al