Barcelona po përgatitet për revolucion

Barcelona tashmë e ka humbur thuajse matematikisht luften për titullin kampion në Spanjë, pas një faze finale zhgënjyese të sezonit dhe kjo ka bërë që në bordin drejtues të klubit katalanas të përforcohet ideja për  një revolucion të skuadrës për të rritur akoma më shumë cilësinë e saj në mënyrë që Barcelona të luftojë për fitoren e cdo trofeu duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë shumë vendime për të marrë dhe sot për sot, më pak se gjysma e futbollistëve të skuadrës konsiderohen si të pashitshëm.  Në merkaton e transferimeve, Barcelona pritet të jetë shumë aktive dhe sipas ‘El Mundo Deportivo’, deri në 14 futbollistë mendohet të largohen nga skyadra në mënyrë që të sigurohen të ardhura

Barcelona po punon tashmë për ristrukturimin e skuadrës pavarësisht vështirësive të mëdha financiare të krijuara nga pandemia coronavirus dhe një prioritet tjetër I saj është reduktimi i shpenzimeve për paga. Janë disa futbollistë që janë në listën e atyre që do të largohen si Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Matheus, Braithwaite dhe Coutinho.  Por nuk përjashtohet mundësia e lagimit edhe të ndonjë futbollisti me peshë si Sergio Roberto kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Por ky nuk është rasti i Lionel Messit. Për argjentinasin, Barcelona po punon me besimin  se ai do të vazhdojë të jetë lideri i skuadrës edhe për 2 vjet të tjerë, por me një reduktim të ndjeshme të pagës të cilën do ta rikuperojë në 2 vitet pasardhëse me kalimin në SHBA

Ndërsa pritet konfirmimi  për qëndrimin te Barcelona nga Lionel Messi, klubi ka vendosur të bëjë të ditur marrjen me parametra zero të Eric Garcias pas finales së Ligës së Kampioneve të 29 majit mes Manchester City dhe Chelsea, ndërkohë që Barcelona do të tentojë të sjellë edhe një tjetër qendërmbrojtës

Në mesfushë, të gjithë janë dakord se është e nevojshme që të merret një lojtar që të ndihmojë në mbulimin e deficiteve të skuadrës aktuale. Georginio Ëijnaldum, që I skadon kontrata me Liverpoolin dhe që pëlqehet nga Ronald Koeman, është një nga opsionet që ka Barcelona që nga vera e kaluar

Në sulm, ku largimi i Braithewaite shihet si fakt Ikryer, Kun Aguero dhe Memphis Depay  I kanë të gjitha mundësitë që të vijnë falas pasi kanë mbyllur kontratat e tyre me Manchester City dhe Olympique Lyon

Sfidanti.al