Siti, rekordi i fitoreve jashtë fushe në gjithë historinë e Anglisë

Pati dy statistika të jashtëzakonshme në suksesin e djemve të Guardiolës në “Sent Xhejmsis Park”. Ata e mbajtën topin 83.3 për qind duke qenë shumë pranë rekordit që e kanë vendosur po vetë në Premier Ligë, që kur kanë nisur të maten këto të dhëna në vitin 2004. Arritja e dytë është edhe më e madhe. Fitorja 4-3 ishte e 12-ta radhazi e Mançester Sitit në Premier Ligë, që është një rekord i të gjitha kohëve jo veëm në Premier, dhe jo vetëm në gjithë historinë e elitës angleze, që nga themelimi i divizionit të parë në 1888, por edhe i që të katër ligave profesioniste të futbollit në ishull.

“Ne kemi katër vjet që punojmë së bashku për t’ia dalë, – thotë Guardiola, – kur njerëzit thonë se ne jemi dështakë sepse nuk e fitojmë dot Championsin, futbolli ka të bëjë me vazhdimësinë, me qendrueshmërinë. Gjëja më kryesore është të fitosh Premier Ligën”. Ja edhe kundërshtarët që ka mundur Siti radhazi për të arritur deri tek rekordi: Sauthempton, Çelsi, Uest Brom, Bërnli, Liverpul, Everton, Arsenal, Fulham, Leister, Aston Vila, Kristël Palas, Njukasëll.

Sfidanti.al