Një futbollist nuk është kurrë i kënaqur kur nuk luan, apo kur zëvendësohet. Sadio Mane nuk bën përjashtim, dhe sidomos kjo ndodh kur flitet për njerëz që duan të shënojnë gola, siç është ai. Sulmuesi afrikan reagoi i revoltuar kur trajneri i tij, Jurgen Klop, e nxorri nga fusha e lojës në ndeshjen në “Old Traford”, dhe e shprehur hapur pakënaqësinë duke mos ndaluar t’i jepte dorën teknikut gjerman që ia kishte zgjatur dorën e tij. Mediat, ndërkaq, janë si mediat, pra mezi presin të ketë probleme nëpër klube për të folur për to. Gazetarët e pyetën Klopin, dhe trajneri i Liverpulit u përpoq të jepte një përgjigje të ekuilibruar.
“Nuk dua ta zmadhoj si ngjarje, – tha ai, – nuk është se ka ndonjë problem. Futbolli është lojë emocionuese dhe njerëzit presin që ne t’i kontrollojmë gjithmonë emocionet tona, por nuk gjërat nuk shkojnë në këtë rrugë. Ne do të flasim për këtë gjë, dhe gjithçka do të jetë në rregull”. Klop ndoshta nuk i kujtoi gazetarëve rastin e Antonio Kontes dhe Lautaro Martinezit tek Interi, që arritën deri në konflikt verbal në “San Siro”, por pastaj e kaluan me të qeshur në fushën e stërvitjes, me ndihmën e ekipit. Gjithsesi, Klopi sqaroi se Mane kishte mbetur i pakënaqur që titullar u aktivizua Zhota dhe jo ai, por shtoi se “kur dikush më respekton gjithmonë, dhe ndodh një herë ndryshe, unë nuk mund të ndryshoj mendim për të”.
Sfidanti.al