Mund të mos jetë as në ndeshjen e fundit të La Ligës kundër Vijarrealit, dhe gjithçka ndodh sepse mesfushori gjerman ka qenë në kontakt me një të infektuar me koronavirus. Toni Kros është i detyruar të izolohet, dhe nuk do të luajë në “San Mames” kundër Atletikut të Bilbaos, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titull të Realit të Madridit. Ai rrezikon edhe Vijarrealin, ndonëse kjo vetëm nëse tamponët e nxjerrin pozitiv. Nuk duhet harruar se Toni Kros është një nga 3 lojtarët kryesorë të skemave të trajnerit Zinedin Zidan, pasi është pjesë e treshes së mesfushës, të përbërë edhe nga Modriç e Kasemiro. Reali është dy pikë prapa Atletikos kur duhen edhe 2 ndeshje deri në fund të kampionatit, dhe një barazim apo humbje në Bilbao mund të kompromentojë shanset për të mbrojtur titullin e fituar vjet.
Sfidanti.al