Të treja ndeshjet e fundit i ka humbur, por pikërisht në këtë periudhë ka dalë në krye të klasifikimit të fitimeve. Flasim për Konor Mekgregorin, luftëtarin e arteve marciale, që ishte sportisti me të ardhurat më të mëdha në botë për 12 muajt e fundit, me plot 148 milionë euro fitime. Ish-kampioni irlandez i Botërorit UFC pati vetëm 18 milionë euro fitime në oktagon, ndërsa plot 130 milionë nga burime të tjera, që janë kontrata sponsorizimi dhe biznes personal.
Të ardhurat kryesore Mekgregori i fitoi nga shitja e aksioneve të kompanisë së tij të uiskit “Proper 12”. Në ndeshjen e fundit, ai humbi me amerikanin Dastin Puatje, ndërsa më herët u mund nga Habib Nurmagomedov dhe nga legjenda e boksit Floj Mejuedhër në një ndeshje boksi zhvilluar në ring. Lionel Mesi fitoi 107 milionë euro vitin e kaluar duke qenë i dyti, ndërsa Kristiano Ronaldo ishte i treti me 99 milionë. Pa tyre vinin Dak Preskot i futbollit amerikan, Lebron Xhejms i NBA-së, Nejmar, Rozher Federer, Ljuis Hamilton, Tom Bredi dhe Kevin Durant.
Sfidanti.al