A mund t’i bëjë Paris SG blerjet që i premtoi Nejmarit?!

Në Francë të betohen se nuk ka qenë vetëm rroga që e ka bindur yllin brazilian të mos largohej nga kryeqyteti. Mediat franceze, së cilave u referohen edhe ato spanjolle, shkruajnë se klubi parizien i premtoi Nejmarit jo vetëm një pagë mbi 30 milionë euro në sezon, por edhe i paraqiti një projekt serioz që skuadra të vazhdonte të ishte fituese. Sipas, “AS”-it në Madrid, janë përmendur emra si Sergio Ramos e Lionel Mesi, ndërsa i është premtuar se Di Maria do të vazhdojë, ashtu si edhe Kejlor Navas. Gjithsesi, nuk dihet se çfarë do të bëhet me Mbapenë, dhe nëse do të zëvendësohet siç duhet në rast largimi. PSG me gjasë do të tentonte Erling Halandin ose edhe Harri Kejnin. Pasi u bë i vetmi klub që i garantoi Nejmarit një rrogë kaq të lartë, sheiku Al Helaifi mund të mbajë fjalën për blerjet e mëdha.

Sfidanti.al