NBA, Lejkërsat pa Lebronin rrezikojnë plej ofin pas humbjes në Portlend!

Nuk ishte një finale, por thuajse si e tillë. Los Anxhelos Lejkërsat patën fatin e keq të shkonin në Arenën e Portlendit pa kapitenin dhe pësuan një humbje që mund t’u kushtojë shtrenjtë. Pa Lebron Xhejmsin e dëmtuar, “Liqenasit” u dorëzuan përpara vendasve me shifrat 106-101 duke zbritur në vendin e 7-të në Konferencën Perëndimore. Vetëm 6 vendet e para shkojnë direkt në plej of, ndërsa Lejkërsat mund të jenë të detyruar të ndeshjen me Golden Stejtin, e pastaj me fituesin e çiftit Memfis-San Antonio për t’u kualifikuar për në plej of.

Damien Lilard, siç edhe pritej, mori rolin udhëheqës tek Portlendi, duke dhënë shembullin. Lojtari me numrin 0 shënoi 38 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu 7 asistë e vodhi dy topa nga kundërshtarët. Ai pati saktësi të madhe nga loja duke shënuar edhe pesë gjuajtje për tri pikë, ndërsa nuk u la aspak vetëm nga shokët e ekipit. Mekkallëm shtoi 21 pikë, Pauell 19 të tjera, Enes Kanter shënoi 10 pikë e kapi 10 topa në tabela ndërsa Jusuf Nurkiç ishte me 10 pikë, 13 topa në tabela e 5 asistë.

Lejkërsta patën pak mundësi për t’u përgjigjur. Entoni Dejvis, tashmë i kthyer në formë nga dëmtimi, bëri gjithçka mundi. Ai shënoi 36 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 5 asistë, por kalifornianët ishin të dobët. Vetëm Karuzo e Kalduell-Poup e përballuan disi presionin dhe mungesa e Lebronit u ndje. i mbiquajturi “Mbreti i basketbollit” nuk luan prej 3 ndeshjesh sërish për dëmtim, ndërsa kishte munguar edhe për shumë javë më përpara.

Sfidanti.al