Le të jetë ky fillimi i një epoke, edhe pse trajneri shtatshkurtër nga Norvegjia nuk ta mbush syrin në pamjen e jashtme. Gjithsesi, pas 4 dështimesh në gjysmëfinale, Mançester Junajtidi i tij arriti më në fund një finale, atë të Ligës së Europës. U desh të kishte edhe fat, pasi më i miri lojtar në fushë ishte portieri i anglezëve, De Gea, dhe sepse Roma gjuajti 22 herë drejt portës e 13 herë në kuadrat. Gjithsesi, vlejti fitorja 6-2 në ndeshjen e parë.
“Është shumë bukur të jesh në finale, – tha Solskjeri, – ne u kualifikuam nga pjesa e dytë shumë, shumë e mirë në “Old Traford”. Jam i zhgënjyer me humbjen, sidomos me lojën në pjesën e dytë. Një ndeshje e habitshme, mund të kishte përfunduar 8-6 për ta, por për fat ne kemi një nga portierët më të mirë të botës. Mezi po presim finalen e 26 majit”.
Gjysmëfinalet e Solskjerit:
Mançester Junajtid-Mançester Siti 0-2, Kupa e Ligës
Mançester Junajtid-Sevilja 1-2, Liga e Europës
Mançester Junajtid-Çelsi 1-3, Kupa e Anglisë
Mançester Junajtid-Mançester Siti 1-3, Kupa e Ligës
Mançester Junajtid-Roma 6-2, 2-3, Liga e Europës
Sfidanti.al