Kur shënon Vojvoda, Torino shpëton dhe Parma bie nga kategoria!

Ishte rrjeta e tij e parë pas një sezoni të vështirë, por ku konfirmoi veten si lojtar i nivelit të Serisë A. Mërgim Vojvoda, lojtar i përfaqësueses së Kosovës, arriti të shënonte më në fund në Itali, duke i dhënë një lumturi të madhe Torinos e duke fundosur Parmën. Përfundoi 1-0 ndeshja e mbylljes së javës së 34-ët të kampionatit me golin e shqiptarit të Kosovës në minutën e 67-të pasi Torino kishte goditur dy herë shtyllën me Ansaldin e Belotin. Me këtë fitore, ekipi “granata” ngjitet në 34 pikë në 33 duke qenë shumë pranë shpëtimit. Parma, ndërkaq, zbret zyrtarisht në Serinë B, ashtu si edhe Krotone.

Sfidanti.al