Murinjo nuk zgjedh dot me kë do të jetë, Çelsin apo Realin!

Luhet gjysmëfinalja e dytë dhe përcaktuese e Championsit, dhe trajneri portugez ka një histori në të kaluarën me secilin prej gjysmëfinalistët. Ka qenë trajner i Çelsit, madje dy herë, por edhe i Realit. i pyetur se për kë do t’i rrahë zemra në mesjavë, Murinjo nuk mundi të veçonte një ekip. “Do të jem me miqtë e mi, – tha ai, – në të dy klubet janë të njëjtët presidentë, pronarë, shumë nga njerëzit që kanë qenë me mua”. Tekniku i shkarkuar nga Totenhemi deklaroi se dëshiron të kthehet në profesion, por pak më vonë, ndërsa theksoi se dëshira e tij e parë është që të trajnojë në Angli, pastaj në Spanjë ose Itali, sepse ka konkurrencë, ndërsa Franca dhe Gjermania nuk i pëlqejnë sepse nuk ka presion. “Me Bajernin dhe PSG-në fati yt është i përcaktuar thuajse që në fillim”, – ishin fjalët e tij.

Sfidanti.al