Deri sezonin e kaluar, ishte pjesë e treshes ndoshta më të frikshme të botës, asaj sulmuese në “Anfild”. Gjithsesi, Mohamed Salah këtë vit nuk ka qenë ekzaktësisht i tillë, edhe pse mbetet në garë për Këpucën e Artë në Angli. Të kuqtë kanë shënuar 17 gola më pak sesa Mançester Junajtidi gjatë vitit 2021, ndërsa sulmuesi egjiptian është shprehur se askush nuk po flet me të për rinovimin e kontratës që përfundon në 2023. Është folur shumë për mundësinë që Salah të kalojë tek Reali apo tek Barcelona (kush do të shkojë më parë atje?!), ndërsa gjithashtu ka pasur zëra për ftohje të raporteve të tij me trajnerin Klop dhe partnerin e sulmit, Sadio Mane. Gjithsesi, egjiptiani thotë se “dëshiron ta fitoj sërish Premier Ligën dhe Championsin me Liverpulin”.
Sfidanti.al