Juvja fiton 166 milionë euro në dy vjet, por nëse është në Champions

Kaq i madh është shqetësimi saqë edhe presidenti i grupit Eksor (Exor), aksionist kryesor i Juventusit, Xhon Elkan, ndoqi stërvitjen e kampionëve të Italisë në krah të kushëririt të tij, Andrea Anjeli. “Zonja e Vjetër” rrezikon të mos shkojë në Champions sezonin e ardhshëm dhe pikërisht kur pritet të ketë më shumë të ardhura. “Kryengritja” e të 12-ve, ndër të cilët ishte edhe Juvja, kontribuoi në ndryshimin e Championsit, e ndoshta ky ndryshim mund të jetë që sezonin e ardhshëm, me Juventusin që mund të fitonte deri në 166 milionë euro në dy vjet. Gjithçka duket e bukur, por me një kusht, që skuadra e Andrea Pirlos të mos dështojë.

Sfidanti.al