Napoli, Fiorentina e Sampi duan Bajramin, por Empoli e mban edhe një vit!

Për momentin, kartoni i tij është 5 milionë euro. Një shifër e ulët për një lojtar që vlerësohet me shumë të ardhme, por që “dënohet” nga fakti se luan në Serinë B. Nedim Bajrami pikërisht për këtë arsye ka rënë në sy të disa klubeve të Serisë A, që duan ta marrin pa shumë shpenzime, veçse Empoli ka mendim tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se presidenti i Napolit, De Laurentis, e vlerësoi lart Bajramin në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku shqiptari shënoi 2 gola në stadiumin që në atë kohë mbante emrin “San Paolo” e që sot quhet “Maradona. Presidenti i Empolit, Korsi, synon ta mbajë të paktën edhe për një vit mesfushorin që dëshiron të luajë për Shqipërinë, dhe kjo sepse vlera e tij padyshim që do të rritej shumë në Serinë A. Empoli i ka të gjitha mundësitë të ngjitet në elitë. Nëse do të shkonte tek Napoli, me gjasë Bajrami do të kishte mundësi të luante në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al