Keidi Bare në Spanjë pritet t’i kushtojë edhe më shumë klubit të tij, Espanjolit, ndërsa këtë të diel ka një ndeshje vërtet me emocione. Katalanasit duhet t’i japin Malagës edhe 1 milionë euro të tjera për kartonin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, përveç 2 milionëve që kanë paguar më parë verën e kaluar. Këtë fundjavë, Espanjoli luan pikërisht me Malagën, dhe Bare flet përpara ndeshjes. “Kemi një sfidë shumë të rëndësishme të dielën, – thotë ai, – ende nuk kemi arritur në La Liga, na duhet shumë punë. Të luash në La Liga është një ëndërr. Unë ndihem mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Malagën e konsideroj si shtëpinë time të dytë, ndonëse këtë herë duam të fitojmë”. Espanjoli është në krye dhe i ka të gjitha mundësitë të ngjitet në La Liga.
Sfidanti.al