Ernest Muçi kampion si Uzuni, por talentit i mungojnë minutat e golat!

Suksesin nuk e priste të lehtë, por duarbosh nuk doli. Ernest Muçi vërtet mund të ketë luajtur pak këta muaj për Legian e Varshavës, veçse fundi i sezonit u festua me titullin kampion, arritur 3 javë para mbylljes së Superligës së Polonisë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në vetëm 3 ndeshje nga 9 gjithsej, duke vuajtur periudhën e përshtatjes që pas transferimit nga Tirana për tek Legia, ndonëse trajneri Çeslav Mihnieviç i ka premtuar se shumë shpejt do ta aktivizojë më shumë. Muçi shkoi në Poloni për rreth 500-600 mijë euro, ndërsa Tirana mbajti 10 për qind të kartonit. Përpara tij, kampion në një Superligë europiane doli Myrto Uzuni, që fitoi titullin në Hungari me Ferencvaroshin, por duke pasur statistika të tjera. Uzuni ka shënuar 12 gola e ka shërbyer 6 asistë në kampionat këtë edicion, dhe është lojtari më i mirë i Ferencvaroshit e një nga më të mirët në Hungari.

Sfidanti.al