Trajneri i Milanit është i shqetësuar se gjithçka është ndërtuar këtë sezon po shkatërrohet në fund. Stefano Pioli ka deklaruar se rrezikimi i kualifikimit për në Champions e ka tërbuar Zllatan Ibrahimoviçin, i cili dëshiron së pari të luajë në garën më të madhe të klubeve në Europë. Gjithsesi, mediat italiane e ftojnë pikërisht suedezin që të japë kontributin e tij për ekipin, duke theksuar se zgjidhja për Ibrën nuk është tërbimi, por udhëheqja e ekipit në fushë. Kur ka edhe 5 ndeshje deri në fund të Serisë A, Milani rrezikon të mbetet jashtë katërshes së parë pasi Atalanta e Napoli po ecin fort, dhe Juventusi ka kalendar më të mirë.
Sfidanti.al