Bayern Mynih-Nagelsmann, arrihet marrëveshja?

Julian Nagelsmann është gjithnjë e më pranë pankinës së Bayernit të Mynihut. Trajneri aktual i Leipizigut prej kohësh po përflitet si pasuesi i Hansi Flick në drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, një lëvizje kjo që duket se po konkretizojhet. Mediat gjermane, në mënyrë të vecantë e përditshmja prestigjioze ‘Bild’flasin për arritjen tashmë të një akordi mes klubit bavarez dhe trajnerit që për më tepër është edhe një tifoz i Bayernit

Gjithnjë sipas medias gjermane, trajneri i Leipizgut iu kërkoi drejtuesve të klubit aktual të tij që ta lirojnë në fundin e sezonit, po te Leipzing duket se askush nuk dëshiron të bëjë ulje në pretendime dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 25-30 milionë Eurosh.

Sfidanti.al