Kohët e fundit, ish-bosi bavarez u kthye në yll televiziv, sepse nisi të komentonte për ndeshjet e Gjermanisë në RTL. E përditshmja “Bild” informon se Uli Hënesi nuk do të jetë në rolin e analistit në ndeshjet e gjermanëve ndaj Danimarkës në 2 qershor dhe Letonisë në 7 qershor. Në vend të tij do të jetë Lotar Mateusi, ish-kapiteni i Gjermanisë i cili nuk i ka pasur relatat të mira me Hënesin. Ish-mesfushori do të komentojë 11 ndeshje të tjera të kombëtares për të cilat ka të drejtë transmetimi RTL, ndonëse Mateusi do ta respektojë kontratën që ka me Skajin (Sky Sports). Hënesei u bë analist në ndeshjet e Gjermanisë ndaj Islandës (3-0), Rumanisë (1-0) dhe Maqedonisë së Veriut (1-2).
Sfidanti.al