Tuheli pranon: Të luash ndaj Realit në Europë, është ëndrra maksimale

Natyrisht dëshiron fitoren e skuadrës së tij, por s’mundet të mos verësojë madhështinë e përballjes. Çelsi i Tomas Tuhelit do të jetë sy më sy me Realin e Madridit, në fushën e këtij të fundit, ndonëse jo në të shkëlqyerin “Santiago Bernabeu”, veçse në stadiumin e vogël “Alfredo Di Stefano”. Trajneri gjerman pohon se është emocion i madh të luash ndaj 13 herë kampionëve të Europës. “Që kur je djalë i vogël ëndërron të luash në Europë ndaj Realit, – thotë Tuheli, – nuk ka dyshim për këtë. Është një sfidë e madhe dhe pas saj ne do të jemi më të mirë, më të zgjuar dhe me më shumë përvojë. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë nivel”. Çelsi luan në gjysmëfinale të Championsit me Realin.

Sfidanti.al