Është një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë dhe vazhdon të fitojë, duke treguar se nuk lodhet asnjëherë. Pep Guardiola mori titullin e 30-të në karrierë që prej vitit 2008 kur u caktua trajner i Barcelonës. Një “meteor” i vërtetë që padyshim do të ketë edhe suksese të tjera në të ardhmem, madje që këtë edicion. Po ashtu, katalanasit ka fituar të 8 finalet e zhvilluara në “Uembli”, përfshi edhe atë me Barcelonën kundër Mançester Junajtidit në vitin 2011 në Champions. “Unë kam qenë trajner në skuadra të mëdha, në klube të mëdhenj, – tha Pepi pas suksesit ndaj Totenhemit në finalen e Kupës së Ligës, – kjo është arsyeja që e kam pasur më të lehtë dhe kam fituar shumë trofe”. Guardiola ka në “xhep” titullin kampion në Premier Ligë, ndërsa në mesjavë luan gjysmëfinalen e parë të Championsit ndaj Paris SG. Disfata e vetme deri tani këtë sezon ishte ajo në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë ndaj Çelsit.
Sfidanti.al