Ramos dëshiron të luajë ndaj Çelsit, por në ndeshjen e dytë

Për këtë mesjavë është tepër shpejt, dhe as që mund të bëhet fjalë. Kapiteni i Realit të Madridit ka nisur stërvitjen në kompleksin “Valdebebas” pasi kaloi Kovidin, dhe shpreson të jetë gati sa më shpejt. Mediat spanjolle shkruajnë se qendërmbrojtësi shpreson të luajë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Champions ndaj Çelsit në “Stemford Brixh” në 5 maj. Ndoshta, mund të ketë disa minuta fundjavën e ardhshme në La Liga ndaj Osasunës. Për momentin, veterani 35-vjeçar po punon më vete me topin, ndërsa trajneri Zinedin Zidan gjithmonë ka pasur parimin e “rrezikut zero” për të dëmtuarit, pra nuk do të nxitohet që Ramosi të dalë në fushën e lojës.

Sfidanti.al