PSG nuk e do Superligën? Kilian Mbape kërkon shtëpi në Madrid!

Mundet që “kokoshi të katandiset një thelë”, pra që një skuadër e ndërtuar me shpenzime të mëdha të humbasë pjesët e saj më të vlefshme, në këtë mënyrë të shkojë drejt shkatërrimit. Kjo rrezikon të ndodhë me Paris SG, pasi kampionia e Francës hodhi poshtë pjesëmarrjen në Superligën e Europës, dhe njëkohësisht presidenti Al Helaifi u rizgjodh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithsesi, presidenti është një gjë, dhe biznesi është një tjetër. Kilian Mbape thuhet se ka nisur të kërkojë shtëpi në Madrid, shenjë e qartë se sulmuesi 22-vjeçar do të largohet nga Franca. Me gjasë, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe Nejmar, të cilin e pret me krahë hapur Barcelona.

Sfidanti.al