Championsi merr në qafë Realin, nuk dilet kampion me ekipin e dytë!

Mungesat kanë bërë të vetën, dhe në një sezon kaq të ngarkuar duhet bërë rotacion. Reali i Zinedin Zidan pati forca të mjaftueshme për të kaluar me shumë vështirësi Liverpulin në Champions dhe për të mundur po me shumë vështirësi Barcelonën në Madrid, por konsumimi i energjive ishte kaq i madh saqë kjo u pagua në ndeshjen e që cilësohej e kalueshme në fushën e Getafes. Barazim 0-0 dhe mbetje 3 pikë prapa Atletikos. Barcelona ka mundësi ta kalojë kur të luajë ndeshjen e prapambetur, gjithnjë nëse e fiton. Me gjasë, kjo përballje mund të jetë ajo që ia ka humbur titullin Realit, ndonëse është ende shpejt, duhen edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit në La Liga. Toni Kros ishte në stol, Benzema luajti më pak se 30 minuta, Modriç ishte i lodhur, Naço ishte jashtë ekipit porsi Kasemiro, Sergio Ramos i dëmtuar, ashtu si Karvahal apo Hazar, ndërsa Varan nuk është kthyer nga infektimi me Kovid. Kjo do të thotë 7 mungesa të mëdha të paktën. Lojtari më i mirë në fushë ishte Tibo Kurtua dhe kjo flet vetë që ishte Getafe që humbi dy pikë dhe Reali që fitoi një. Atletiko ka 70 pikë në 31 ndeshje, Reali 67 në 31, ndërsa Barcelona 65 në 30.

Kurtua, Marselo, Çust, Militao, Odriozola, Modriç, Isko, Asensio (Arribas 77’), Rodrigo (Benzema 64’), Mariano (Blanko 64’), Vinisius. Tr. Zidan.

Sfidanti.al