Sa barrë e rëndë paska qenë Championsi, Halandi kthen Dortmundin në “shina”

Ende nuk është aty ku duhet, por shanset janë më të mira. Skuadra e trajnerit Terziç u duk krejt tjetër që pas eleminimit në Champions nga Mançester Siti duke mundur 4-1 Verderin në Bundesligë. Fitore që nuk ia siguron ende zonën “Champions”, por e mban me shpresë sepse Dortmundi ka 49 pikë në vendin e pestë, ndaj 53 të Frankfurtit në vendin e katërt. Kur duhen edhe 5 ndeshje janë edhe 15 pikë në lojë, pra ende ka mundësi. Erling Haland ishte sërish më i miri në fushë të paktën për shënimin e golave pasi realizoi dy. Xhovani Rejna dhe  Mats Humels ishin autorët e golave të tjerë, që ishin përgjigje e avantazhit të Verderit me anë të Milot Rashicës. Halandi ka 51 gola dhe 13 asistë në 54 ndeshje këtë sezon për Borusian, një kontribut vërtet i lartë. Këtë sezon ai ka 33 gola në 35 ndeshje, nga të cilat 21 në 23 ndeshje në Bundesligë e 12 gola në 10 ndeshje në Champions.

Sfidanti.al