Serbi-Portugali, anësori i golit fantazmë të Ronaldos, jashtë Evropianit

Mario Diks, anësori protagonist në golin e rregullt që nuk iu akordua Ronaldos në fundim të ndeshjes mes Serbisë dhe Portugalisë që i kushtuan 2 pikë skuadrës kampione të Evropës në fuqi. Vetë arbitri Makkelie konfirmoi se nuk do të punojë  më me kolegun e tij

‘Ky është një zhgënjim shumë i madh pak kohë para fillimit të Evropianit-tha Makkelie-shpresoja në një mbështetje më të madhe, mirëkuptim dhe besim pas bashkëpunimit të viteve të fundit’.

Nga ana e tij vetë Diks nuk e fshehu zhgënjimin e tij në një intervistë për Omrop Fryslan

‘Të mërkurën në 31 mars, Makkelie më tha se do që të vijojë punën me një tjetër asistent sepse besimi te bashkëpunimi ynë ishte zhdukur’

Ndërsa Makkeli zbuloi zgjedhjen, por pa dhënë shumë detaje. ‘Është e vërtetë që Jan de Vries mori vendin e Mario Diks në skuadër-tha Makkelie-është një cështje e brendshme e skuadrës. Në respektin për Mario, por edhe në interesin e skuadrës, nuk bëjmë deklarata për motivin e ndryshimit’.

Motiv që duket qartë se cili është duke parë zhurmën që bëri fakti që ai nuk pa topin që kishte kaluar krejtësisht vijën fatale të portës në Serbi-Portugali kur Ronaldo gjuajti topin. Pa praninë e VAR, kjo figurë e shëmtuar I kushtoi asistentit të Makkelie

Sfidanti.al