Euroliga, përcaktohen çerekfinalet “minus” një sfidë

Pas 34 javësh përfundon faza e rregullt e Kupës së Kampionëve të Europës në basketboll për meshkuj, dhe skuadrat e kualifikuara janë të ditura me përjashtim të njërës. Zeniti i Shën Peterburgut do të luajë ndeshjen e prapambetur me Panathinaikosin dhe nëse fiton, do të dalë në vend të 8-të, pozicioni i fundit që të kualifikon, ndërsa nëse humbet, këtë vend do ta ketë Valencia. Pas ndeshjeve të raundit të 34-ët, Barcelona doli në vend të parë edhe pse humbi në shtëpi ndaj Bajernit të Mynihut, mbrëmjen që Pau Gasol u kthye në Katalonjë që nga NBA. CSKA e Moskës doli në vend të dytë pas fitores 88-70 me ASVEL të Vijurbanit të Francës. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi e kampionëve të Europës në vitit 2019, ndërsa vjet Euroliga u anulua.

Çiftet çerekinale janë: Barcelona-Zenit/Valencia, CSKA Moskë-Fenerbahçe Stamboll, Anadolu Efes-Real Madrid, Olimpia Milano-Bajern Mynih.

Sfidanti.al