Juventus mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoas për kualifikimin për në zonën Champions, por në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shfaqet i tërbuar. I zemëriuar për faktin që nuk mundi të shënojë këtë ndeshje, luzitanni hoqi fanelën dhe e hodhi, një skenë që nuk mbeti pa u vënë re dhe në rrjetet sociale tifozët bardhezinj reaguan menjëherë.
‘Është normale që ai dëshiron të shënojë, është pjesë e kampionëve sepse donte të linte gjurmë-shpjegoi Pirlo duke komentuar atë cfarë ndodhi. Në Allianz Stadium, gjithcka ndodhi vetëm pak minuta pas mbylljes së ndeshjes, I nxirë në fytyrë pse nuk shënoi në fitoren 3-1 të Zonjës së Vjetër ndaj Genoas, Ronaldo e hoqi fanelën dhe e la në tokë duke shprehur irritimin. Më pas fanela u mor nga fëmijët që mbledhin topat
Sfidanti.al