Erling Haaland është një bishë e futbollit, këtë e thonë statistikat për golat e shënuar. Por tani edhe seritë negative tregojnë magnitudën e fenomenit norvegjez të Borussias së Dortmundit dhe se përse klubet e mëdha duan që të blejnë me cdo kusht kartonin e tij
Në ndeshjen ndaj Stuttgart, Haaland sërish nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe barazoi serinë e tij më negative që nga momenti I transferimit në Gjermani, më shumë se një vit më parë; 3 ndeshje pa shënuar. Më konkretisht, Haaland nuk shënoi ndaj Eintrachtit, Manchester City dhe Stuttagart. Ndërsa një vit më parë kjo ndodhri në 29 mars-11 shkurt kur nuk shënoi ndaj Freiburgut, Mönchengladbachut dhe Paris Saint Germain.
Këtyre u shtojmë edhe sfidat me përfaqësuesen norvegjeze me Malin e Zi, Turqinë dhe Gjibraltarin dhe kështu shkon në 6 numri I ndeshjeve radhazi pa shënuar për Haaland. Herën e fundit që kjo statistikë u pa ishte në 26 nëntor 2017 kur Haaland ishte vetëm 17 vjec dhe ishte ende pjesë e Moldes
Sfidanti.al