Mauro Icardi ka nostalgji për Italinë dhe sipas të përditshmes ‘L’Equipe’ sulmuesi argjentinas mund të lërë Paris Saint Germaini gjatë muajve të kësaj vere duke qenë se nuk po aktivizohet shumë këtë sezon. Sipas kësaj të përditshmeje, dy janë pistat e mundshme për Icardin, Juventus e Roma, alternativa është një kalim në Premier League
Përfaqësuesit e Mauro Icardit, bashkëshortja e tij Ëanda Nara tashmë kanë nisur punën për t’i gjetur një destinacion larg Parisit. Në një tratativë të mundshme me Juventusin mund të përfshihet Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 dhe bisedimet për rinovimin e saj kanë ngecur prej kohësh.
Sfidanti.al