Evropiani me publik, Roma, Mynih, Bilbao, Dublini kanë kohë deri në 19 prill

Evropiani i Futbollit që është në program në 11 qershor-11 korrik, do të jetë me publik; 8 qytete nga 12 në total kanë dhënë OK  e tyre për të pritur tifozë për ndeshjet e këtij kompeticioni. Vetë UEFA e konfirmoi këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp teksa bëri të ditur edhe emrat e qyteteve që nuk kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hapur dyert e stadiumeve.

Bëhet fjalë për Romën, Mynihun, Bilbaon dhe Dublinin, të cilave UEFA u ka dhënë një afat deri në 19 prill për të dhënë informacione të tjera dhe për t’i konfirmuar si 4 prej qyteteve pritëse të UEFA Euro 2020.

Sfidanti.al