U vendos të pushonte për të mbajtur nën kontroll lodhjen e dëmtimet, dhe mungesa e tij u ndje. Miluoki nuk ia doli në fushën e Dallasit pa Janis Antetokumbon, ndërsa përballë pati dy europianë tepër të frymëzuar. Luka Donçiç e Kristaps Porzingis ishin më të mirët në parket në fitoren 116-101 duke mos lejuar “fshesën” këtë sezon. Donçiç pati 27 pikë 9 topa në tabela e 9 asistë duke qenë shumë pranë një tripëll dabëlli, dhe ndonëse e humbi topin 4 herë e gaboi pak si shpesh për tri pikë (3-8), sërish mori një vlerësim të lartë. Porzingis ndihmoi me 26 pikë e 17 topa në tabela, plus 2 bllokime gjuajtjesh. Xhosh Riçardson mori vlerësimin më të lartë nga Dallasi (26) ndonëse shënoi 14 pikë dhe I gaboi të gjitha gjuajtjet nga largësia. Miluoki u udhëhoq nga Divinsenso me 22 pikë, Portis pati 20 pikë e 14 topa në tabela, Bruk Lopez 16 pikë dhe Midëllton 14. Dallasi mban vendin e 7-të në Perëndim me 29 fitore e 22 humbje, jo larg Portlendit e Lejkërsave, ndërsa Miluoki është I treti në Lindje.
Sfidanti.al