‘Rinovimet me Mbappe e Neymar? Së shpejti do kemi lajme që do të na bëjnë të lumtur’. Kështu u shpreh Drejtori Sportivi Paris Saint Germainit, Leonardo pas fitores me Bayernin e Mynihut në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve ku Mbappe shënoi një dygolësh. Por në Spanjë janë të sigurt për të kundërtën.
Sipas ‘Cuatro’ dhe ‘Cadena Ser’, Mbappe e ka informuar tashmë Paris Saint Germainin se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022. Deri tani Mbappe dhe përfaqësuesit e tij kanë refuzuar cdo propozim për rinovimin e kontratës për një afat të gjatë të bërë nga drejtuesit e kampionëve të Francës.
Dhe tani sipas medias spanjolle, ai ka marrë vendimin për të mos vijuar karrierën te skuadra transalpine për t’u transferuar në kampionate më pretigjiozë. Tani topi është në fushën e PSG që do të duhet të vendosë nëse do ta shesë apo do të detyrojë Mbappe të respektojë kontratën duke rrezikuar ta humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm.
Në ndjekje të talentit francez është vënë prej kohësh Reali i Madridit që është i vendosur ta bëjë të tijin yllin e ri të futbollit. Ëndrra e Florentino Perez është që në vitet e ardhshme të formojë një dyshe të jashtëzakonshme sulmi me Mbappe dhe Haaland
Sfidanti.al