Stadiumi mitik i Londrës do të jetë një vend prove për praninë e publikut, dhe kjo do të ndodhë në ndeshjet e grupit të Anglisë në Euro 2020 (tashmë në 2021) ndaj Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke në qershor. Planet janë për të pasur 22 500 tifozë të paktën në stadium, gjë që do të shërbejë për të kuptuar nëse kjo mund të jetë e përballueshme për ndeshjet e mëvonshme. Për momentin, ky numër është dyfishi i lejuar nga qeveria britanike, ndërsa shpresa është që të arrihet në 45 000 njerëz, që do të thotë gjysma e kapacitetit. Me gjasë, kombëtarja shqiptare do të ketë pikërisht kaq tifozë në tribuna kur të luajë ndeshjen e kthimit në eleminatoret e Kupës së Botës në “Uembli” ndaj Anglisë, ndonëse duhet parë sesi do të ecë fushata e vaksinimeve dhe sesi do të ndikojë ajo tek rregullat kufizuese.
Sfidanti.al