Juventus, Binucci pozitiv me Covid-19, ka hyrë në izolim në banesë

Një rast i ri me Covid-19 shfaqet te Juventus pas atij të Demiral. Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe lajmi konfirmohet nga vetë klubi torinez nëpërmjet një komunikate ku theksohet se futbollisti ka hyrë në izolim në banesën e tij.

Pas ndeshjes që Italia fitoi me Lituaninë, Federata Italiane e Futbollit bëri të ditut se 4 anëtarë të stafit të Të Kaltërve rezultuan pozitivë me Covid-19 pas xhiros së fundit të testeve të kryera në Sofje një ditë pas ndeshjes me Bullgarinë. Kështu, Bonucci nuk do të luajë në derbin e së shtunës si dhe në ndeshjen e prapambetur me Napolin që do të luhet të mërkurën e ardhshme në 7 prill dhe që  nuk u zhvillua në 4 tetor të 2020 për shkak të 2 rasteve me Covid te Napoli.

Përsa i përket Merih Demiral, mbrojtësi u rikthye në Torino dhe ka hyrë në izolim në JHotel. Ai që I ka shpëtuar coronavirusit ishte portieri Szczesny, pas vatrës së krijuar te përfaqësuesja polake.

Sfidanti.al