Dortmundi i ka vendosur Halandit kartelën “nuk shitet”!

Drejtori sportiv në “Signal Iduna Park”, Mikael Cork, duket se e ka një mendim fiks. Erling Haland nuk mund të largohet kaq shpejt, ndërsa ka kontratë 4-vjeçare me Borusian. Edhe pse babai i tij dhe agjenti Raiola kanë nisur turneun nëpër Europë për t’i gjetur ekipin e ri, në Gjermani kanë vendosur në derën kryesore tabelën me shkrimin “Nuk shitet”. Nuk do të jetë e lehtë për Dortmundin që të mbajë këtë qendrim, gjithsesi, sepse verën e ardhshme thuhet se norvegjezi ka një klauzolë që e lejon të largohet për rreth 70 milionë euro.

Dortmundi e mori për vetëm 20 milionë euro në dhjetor 2019. “Transfermark” e vlerëson në 110 milionë euro kartonin e tij, por Borusia ka pretendimin për 180 milionë. Kontrata e Halandit në “Signal Iduna Park” është 4-vjeçare (deri në 2024), por sulmuesi nuk dëshiron të qendrojë nëse ekipi nuk luan në Champions. Gjithsesi, ai nuk është se mezi pret që të largohet, pasi ka edhe kushtet e tij. Sulmuesi 20-vjeçar dëshiron kontratë 5-vjeçare me rrogë gjithsej 90 milionë euro, pra 18 milionë në sezon. Nga këto, për shkak të taksave do të marrë vetëm 9 milionë euro, por gjithsesi 4 milionë më shumë sesa merr tani në Gjermani.

Sfidanti.al