Arbitri Srdjan Obradovic nga Jagodina u dënua 15 muaj burg për abuzim me detyrën në ndeshjen me Spartak Subotica dhe Radnicki Nis e luajtur në 13 maj 2018 në Subotica. Obradovic në atë ndeshje akordoi një penallti në minutën e 59 në favor të Spartak pas një përplasje mes Cecaric të Spartak dhe Stankovic të Radnicki që u shndërrua në gol nga Nikolic. Po në atë ndeshje ai akordoi një tjetër 11 metërsh, në minutën e 79. Nikolic shënoi sërish, por në këtë rast askush nuk e pati të qartë se cfarë pa arbitri nga Jagodina. Të gjithë e përkufizuan atë si një penallti skandalose.Pas kësaj Obradovic ndëshkoi me karton të kuq Milan Pavkov që në atë kohë ishte futbollist I Radnickit që u thirr në gjykim në cilësinë e dëshmitarit.
Arbitri i tregoi Pavkov dy kartona të verdhë për vetëm 2 minuta dhe Obradovic shpjegoi se Pavkov e kishte fyer teksa protestonte për penalltinë e akorduar duke e etiketuar majmun. Përsa i përket penalltisë së kontestuar, Obradovic tha se kishte parë që një prej futbollistëve të Radnickit kishte prekur topin me dore dhe asistenti i tij ia kishte konfirmuar.
Një vendim i Departamentit special për parandalimin e korrupsionit në Novi Sad e dënoi Obradovic me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit të tij apo cdo lloj pune tjetër në Federatën Serbe të Futbollit në 10 vitet e ardhshme. Vendimi I shkallës së parë në Novi Sad në drejtim të gjyqtarit Srdjan Obradovic kishte edhe dënimin me burg për 15 muaj
Sfidanti.al