Rangers, sanksionohen 5 lojtarë për një festë gjatë izolimit

Pesë futbollistë te Rangers janë ndëshkuar me 6 ndeshje pezullim pasi morën pjesë në një festë në kundërshtim me masat kufizuese anticovid në muajin shkurt.Lajmi u konfirmua nga Federata Skoceze e Futbollit. Futbollistët e pezulluar janë Bongani Zungu, Nathan Patterson, Calvin Bassey, Dapo Mebude dhe  Brian Kinner, të cilët edhe u gjobitën

Këta lojtarë që morën pjesë në këte festë u identifikuan nga policia, kur agjentës zbuluan këto festime gjatë orëve të para të mëngjesit të 14 shkurtin në një banesë në perëndim të Glasgoë. Kur u mësua ngjarja, trajneri I Rangers, Steven Gerrard u shpreh se lojtarët e zhgënjyen. Futbollistët nuk do të luajnë në 4 ndeshje radhazi të Rangers, ndërsa 2 ndeshjet e mbetura do të shtyhen deri në fund të sezonit. Më parë edhe 2 lojtarë të tjerë të Rangers u ndëshkuan për të njëjtën arsye, Jordan Jones dhe George Edmundson

Sfidanti.al