Dibala gati për derbin, por Juvja ka nevojë për një … Pirlo!

Dy futbollistë të rëndësishëm pritet të kthehen në ekipin kampion pas një periudhë “konvaleshence”. Ata janë Paulo Dibala dhe Aron Ramsej, ndërsa argjentinasi kishte 2 muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës. Një mëkat i vërtetë për një talent të spikatur, mungesa e të cilit padyshim është ndjerë në një sezon që nuk po shkon mirë. Dibala dhe Ramsej u bashkuan me shokët ditën e djeshme në stërvitje dhe shpresohet të jenë gati për të shtunën, ditën e derbit ndaj Torinos, që cilësohet si një provim përcaktues për të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlo. Gjithsesi, tekniku ka pasur probleme me nivelin e skuadrës, përveç dëmtimeve, dhe përveç pranisë së yjeve në sulm si Ronaldo apo Morata. Personaliteti i viteve 70-80-të, Tardeli, deklaron se “Juventusi ka mesfushë pa cilësi, do të duhej Barela dhe një … Pirlo”.

Sfidanti.al