Suedia, Ibrahimovic lë stërvitjen pas 15 minutash; kishte një akord

Zlatan Ibrahimovic e la stërvitjen me përfaqësuesen suedeze pas vetëm 15 minutash I shoqëruar nga mjeku i skuadrës. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një alarm për sulmuesin e Milanit dhe sipas asaj që theksohet te ‘Expresses’ që citon burime të brendshme të kombëtares suedeze ishte programuar që Ibrahimovic të kryente vetëm një pjesë të stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës për të vijuar përgatitjet në mënyrë individuale.

Pra nuk do të ketë kthim përpara kohe të Ibrahimovic në Milano. Milani do ta ketë 39 vjecarin në radhët e tij vetëm ditën e enjte, ndërsa të shtunën kuqezinjtë do tëp resin Sampdorian në San Siro

Ibrahimovic, autori i 3 assisteve në 2 ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që Suedia fitoi ndaj Gjeorgjisë dhe Kosovës, vendosi që të qëndrojë me përfaqësuesen e vendit të tij edhe për ndeshjen e tretë të saj, miqësoren ndaj Estonisë. Në konferencën për shtyp, trajneri Janne Andersson bëri të ditur formacionin e skuadrës për këtë sfidë dhe emri i Ibrahimovic nuk figuronte në të.

Sfidanti.al