Alessandro Florenzi dhe Marco Verratti nuk do të luajnë ndaj Lituanisë. Dy futbollistët e Paris Saint Germainit kanë lënë grumbullimin e përfaqësueses italiane mëngjesin e kësaj të marte për shkak të problemeve fizike. Florenzi u la jashtë skuadre për të mos rrezikuar pas një lodhjeje muskulare, ndërsa Verratti pati një traumë kontusive në kofshën e majtë të pësuar në ndeshjen me Bullgarinë dhe ekzaminimet mjekësore konfirmuan se ai nuk është në gjendje që të luajë ndaj Lituanisë në Vilnius për kualifikueset e Botërorit 2022
Mungesave të Florenzit dhe Verrattit i shtohet ajo e Vincenzo Grifos që është lënë jashtë listës së të grumbulluarve për shkak të masave kufizuese që janë në Gjermani për udhëtimet e personave që vijnë nga Lituania
Lista e të grumbulluarve te Italia:
Portierë: Alessio Cragno, Gianluigi Donnarumma, Alex Meret, Salvatore Sirigu
Mbrojtës: Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Cristiano Biraghi, Leonardo Bonucci ,Giovanni Di Lorenzo, Emerson Palmieri, Gian Marco Ferrari, Manuel Lazzari, Gianluca Mancini, Leonardo Spinazzola, Rafael Toloi
Mesfushorë: Nicolò Barella, Gaetano Castrovilli, Manuel Locatelli, Rolando Mandragora, Lorenzo Pellegrini, Matteo Pessina, Matteo Ricci, Stefano Sensi, Roberto Soriano
Sulmues: Andrea Belotti, Federico Bernardeschi, Federico Chiesa, Stephan El Shaarawy , Ciro Immobile , Lorenzo Insigne.
Sfidanti.al