E habitshme që realizoi vetëm një ndërsa përballë pati një kundërshtar që mund ta kishte “ndëshkuar” më ashpër. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo e bëri një tjetër hap drejt rekordit botëror të golave me ekipet kombëtare pasi tundi rrjetën në minutën e 51-të për rezultatin 2-1. Ndeshja përfundoi 3-1 me gola të tjerë shënuar nga Diogo Zhota dhe Zhoao Palhinja, ndërsa Ronaldo arriti në 103 rrjeta me fanelën e Portugalisë. Tashmë, CR7 është vetëm 6 gola larg Ali Daeit të Iranit, pra është vetëm çështje kohe derisa të bëhet ai rekordmen botëror. Portugalia ndërkaq është me pikë të barabarta me Serbinë në krye të grupit A të eleminatoreve të Botërorit, të dyja me nga 7. Serbët fituan 2-1 në Azerbajxhan me dy gola të Aleksandër Mitroviçit. Sulmuesi arriti në 41 gola me fanelën e kombëtares duke thelluar rekordin e tij.
Sfidanti.al